Rritja e varfërisë dhe korrupsionit ka qënë një nga lajmet më të rëndësishme të ditëve të kaluara. Një tjetër lajm i rëndësishëm ishte dhe “dhurata” prej 400.000 euro-sh e kryeministrit Shqiptar Sali Berisha për një fshat serb në Dardani, kurse në të njëjtin moment papunësia rritet midis popullësisë shqiptare. Si duket Shqiptarët nuk janë të rëndësishëm për z. Berisha e z. Rama. Por tani le të shikojmë një lajm tjetër nga Shqipëria.
Shoqata arabe “Rahma”, e cila vetprezantohet si një shoqatë bamirëse e cila aktivizohet në Shqipëri e Kosovë, udhëton në fshatrat shqiptare duke dhënë “ndihmë”. Mund të shikojmë të tërë ç’ përmban kjo ndihmë…
Feja myslimane midis Shqiptarëve gjithmonë ka patur karakter paqësor dhe vëllazëror. Kurrë shqiptarët myslimanë skanë bërë dallime sipas fesë dhe gjinisë. Kjo ishe dhe është gjëndja e fese myslimane në trojet Shqiptare. Por, disa qarqe arabe dhe arabofile mundohen ta ndryshojnë këtë gjëndje duke “arabizuar” komunitetit mysliman në Shqipëri si dhe gjithë popullin shqiptar. Këto shoqata funksionojnë në të njëjtën mënyrë me shoqatat greqizuese.
Aktivitete të tilla duhen ndaluar mënjëherë dhe përgjithmonë! Po shteti shqiptar nuk është i aftë ti ndaloj, atëherë është detyrë e gjithë atyrevë që quajnë vetveten Atdhetar, ti ndalojnë.
Duke mbaruar artikullin do donim të paraqesim një citim nga shkrimet e Rexhep Bojës, muftiut të Dardanisë.
Shqipëtarë kanë qënë myslimanë për më shumë se 500 vite dhe skanë nevojë Arabët që të mësojnë mënyrën e rregulltë e praktikimit të islamit. – Rexhep Boja