|
| poezi patriotike | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Agroni luftetar
| Titulli: poezi patriotike 4/13/2009, 20:37 | |
| FAN NOLI
Hymni i flamurit
O Flamur gjak, o Flamur shkabë, O vënt e vatr' o nën' e babë, Lagur me lot, djegur me flagë, Flamur i kuq, Flamur i zi.
Fortesë shkëmbi tmerr tirani, S'të trëmp Romani, as Veneciani, As Sërp Dushani, as Turk Sulltani, Flamur i math për Vegjëli.
Flamur që lint Shën Kostandinin, Pajton Islamn' e Krishtërimin, Çpall midis feve vllazërimin, Flamur bujar për Njerëzi.
Me Skënderben' u lavdërove Dhe në furtun' i funtmi u-shove, Me Malon prapë lart vrapove, Yll i pavdekur për Liri.
Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive Me zjarr e zi u ndeze, u nxive, Po çdo mizor me shpat' e grive, O fushë-kuq, o shkabë-zi.
Përpjetë prije Shqipërinë, Përlintja shpirtin dhe fuqinë, Diell për vllanë, yrnek për fqinë Për botën ëndr' e qjell i ri! | |
| | | Agroni luftetar
| Titulli: Re: poezi patriotike 4/13/2009, 20:41 | |
| PASHKO VASA
O Moj Shqypni
O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush te ka qitë me krye n'hi? Ti ke pas kenë një zojë e randë, Burrat e dheut të thirrshin nanë. Ke pasë shumë t'mira e begati, Me varza t'bukura e me djelm t'ri, Gja e vend shumë, ara e bashtina, Me armë të bardha, me pushkë ltina, Me burra trima, me gra të dlira; Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira. Kur kriste pushka si me shkrep moti, Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti Ka kenë për luftë e n'luftë ka dekun E dhunë mbrapa kurr s'i mbetun. Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë, I ka shti dridhën gjithë Rumelisë; Ndër lufta t'rrebta gjithëkund ka ra, Me faqe t'bardhë gjithmonë asht da. | |
| | | Agroni luftetar
| Titulli: Re: poezi patriotike 4/13/2009, 20:43 | |
| Andon Zako Cajupi
Mëmëdheu
Mëmëdhe quhetë toka ku më ka rënurë koka, ku kam dashur mëm'e atë, ku më njeh dhe gur' i thatë ku kam pasurë shtëpinë, ku kam njohur perëndinë, stërgjyshët ku kanë qënë dhe varret q'i kanë vënë, ku jam rritur me thërrime ku kam folur gjuhën time, ku kam fis e ku kam farë, ku kam qeshur, ku kam qarë, ku rroj me gas e me shpres, ku kam dëshirë të vdes. | |
| | | Matrix oficer
| Titulli: Re: poezi patriotike 4/13/2009, 20:45 | |
| Bagëti e Bujqësia
O malet e Shqipërisë e ju, o lisat e gjatë, fushat e gjera me lule q'u kam ndër mend dit `natë, ju, bregore bukuroshe, e ju, lumenjt' e kulluar, çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar, do të këndoj bagëtinë që mbani ju e ushqeni o vendëthit e bekuar ju mendjen ma dëfreni.
Kur dëgjon zëthin e s'ëmës qysh e lë qingji kopenë blegërinë dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë, edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë, e ta trembin ai s'kthehet, po shkon në mes si shigjetë. Ashtu dhe zemra ime, më lë këtu, tek jam, mua, vjen me vrap e me dëshirë aty, në viset e tua.
Ti Shqipëri, më ep nder, më ep emrin shqipëtar, zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr. Tregomu dhe shqiptarët udhën e punës së mbarë, bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqiptarë. Falmi, falmi Shqipërisë ditën e bardhë të lirisë, udhën e vëllazërisë, vahn e gjithë mirësisë. Nxirr të vërtetën në shesh, paskëtaj të mbretërojë, errësira të përndahet, gënjeshtra të pushojë.
Tregomu dhe shqiptarët udhën e punës së mbarë, bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqiptarë. Falmi, falmi Shqipërisë ditën e bardhë të lirisë, udhën e vëllazërisë, vahn e gjithë mirësisë. Nxirr të vërtetën në shesh, paskëtaj të mbretërojë, errësira të përndahet, gënjeshtra të pushojë.
NAIM FRASHERI | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: poezi patriotike | |
| |
| | | | poezi patriotike | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |