|
| Gjyqet-si mendoni? | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Matrix oficer
| Titulli: Gjyqet-si mendoni? 4/12/2009, 18:57 | |
| Filmat amerikanë të tipit Perry Mason apo Ally McBeal të japin një shëmbëlltyrë të gabuar mbi se si punët shkojnë në një sallë gjyqi. - Njerëzit duhet të kenë dijeni mbi sesi funksionon proçesi gjyqësor. Media bëhet tepër e fuqishme nëse njerëzit nuk kanë diturinë e mjaftueshme për të gjykuar vetë atë që shkruan media mbi gjyqe të ndryshme. Gjithashtu trupat gjyqësore bëhen tepër të fuqishme nëse njerëzit nuk e dijnë në të vërtetë se me çfarë merren ato, thotë suedezi Peter Westberg, profesor në drejtësi.
Duke krahasuar në vijim gjyqet suedeze me ato amerikane ai thotë: - Gjyqet suedeze përmbajnë theksueshëm më pak dramatikë se ato amerikane. Në Amerikë gjyqi përmban pak më tepër teatër: po përmend këtu vetëm shembullin kur ai që flet çohet më këmbë dhe sillet përqark duke folur me gjeste. Në një gjyq suedez të gjithë qëndrojnë ulur.
Në Amerikë gjykimi bëhet nga juria, e cila është e përbërë nga njerëz që nuk janë juristë. Në Suedi është juristi, gjykatësi, me merita, zëri i të cilit zë vend në marrjen e vendimit. - Prandaj në Amerikë shohim të sillen (në gjyq) arësye që kanë të bëjnë me ndjenjat. Këto lloj arësyesh nuk pijnë shumë ujë tek juristët me përvojë, thotë Peter Westberg.
Për më tepër thirret tërë kohës "objection" (protestoj, kundërshtoj). - Pandehet të jetë e lehtë të mashtrosh një juri duke shtruar pyetje kyçe kështu që protestohet tërë kohës. Një jurist nuk pandehet të mashtrohet kaq lehtë prandaj në Suedi nuk dëgjohet kjo lloj proteste, thotë Westberg. Në vazhdim ai thekson se në gjyqet suedeze nuk ka shumë llafe dhe flitet vetëm mbi gjërat më të rëndësishme. Ai mendon se njerëzit duhet të shkojnë e të shohin me sytë e tyre se si funksionon një proçes gjyqësor.
Në raportimet që i bëjnë lajmet proçeseve gjyqësore mbesin shumë gjëra pa thënë. - Ai që lexon gazetën çuditet ndonjëherë se si trupat gjyqësore mund të lirojnë ata që duket qartë se janë fajtorë pasi gjithçka flet kundër tyre. Por nëse këta njerëz do të kishin qenë të pranishëm gjatë proçesit gjyqësor dhe të kishin dëgjuar të gjitha hollësitë atëherë nuk do të gjykonin kaq lehtë të tjerët. Aty do të gjenin shpjegimet e vendimeve, thotë Peter Westberg.
Ai shpjegon se në filmat amerikanë dihet që në fillim se kush është krimineli, dhe gjithçka është tepër e thjeshtë. Por në të vërtetë nuk është kaq e thjeshtë.
Proçesi gjyqsor suedez:
Kur prokurori dorëzon fletëpadinë dhe ngren padi ndaj dikujt që dyshohet se ka shkelur ligjin, i gjithë hetimi policor bëhet akt publik. Pra cilido mund të shkojë në gjykatë dhe të lexojë gjithçka që është thënë gjatë marrjes në pyetje, të shfletojë dëshmitë dhe të shikojë fotot që ka bërë policia tek vendi i krimit. Poashtu hyrja në sallën e gjyqit është falas dhe kushdo mund të futet për të parë. Mjafton të futesh pa bërë zhurmë e të zësh vend në bankat e dëgjuesve. Vetëm në raste të veçanta, për shembull kur janë bërë krime seksuale apo nëse ata që janë të përzier në krime janë tepër të rinj, dengut të letrave u vihet dylli dhe dyert mbyllen.
Zakonisht vizitorët e gjyqeve janë të paktë përveç se rasteve të gjyqeve mbi të cilat është folur në shtyp.
Në një gjyq marrin pjesë zakonisht një gjykatës, tre persona të jurisë (në rastet e krimeve të rënda), një prokuror dhe avokati që përfaqëson atë që dyshohet të ketë kryer krimin. Gjithashtu mund të thirren për të ndikuar me dëshminë e tyre në gjyq edhe dëshmitarë, policë dhe njohës të fushave të ndryshme. Ai që dyshohet të ketë kryer krimin quhet i pandehuri. Ai që ngren padinë dhe ndaj të cilit është bërë krim quhet paditës. # Gjyqi fillon me fjalën e prokurorit i cili tregon se ku e ka shkelur ligjin i pandehuri. Pastaj i pandehuri merr fjalën për të thënë nëse e pranon krimin apo jo. # Më pas prokurori lejohet të tregojë më tepër mbi sesi është kryer shkelja e ligjit dhe çfarë dëshmish ka që tregojnë se i pandehuri e ka kryer krimin. # Pas kësaj e ka rradhën paditësi, i cili tregon se çfarë ka ndodhur dhe u përgjigjet pyetjeve që i shtrohen. # Kur paditësi ka mbaruar, i jipet fjala të pandehurit, i cili ka të drejtë nga ana e tij të tregojë se çfarë ka ndodhur dhe t?i përgjigjet pyetjeve të shtruara # Kur palët kanë përfunduar së treguari versionet e tyre thërriten dëshmitarët njëri pas tjetrit. Në rradhë dhe rregull ato lejohen të flasin mbi se çfarë ka ndodhur dhe t?u përgjigjen pyetjeve. # Kur është parashtruar gjithçka që ka të bëjë me krimin trupi gjykues don të dijë mbi sjelljen e të pandehurit. Trupi gjykues kërkon të dijë nëse i pandehuri është dënuar më parë, nëse ka një vend pune dhe banimi dhe çfarë të ardhurash ka. # Në fund të proçesit gjyqësor si prokurori ashtu edhe avokati mbrojtës bëjnë secili përmbledhjen e vet të gjërave që kanë dalur gjatë gjyqit. Këto quhen fjalime mbyllëse. # Përpara se të mbyllet proçesi gjyqësor gjykatësi tregon se kur do të shpallet vendimi. Ndonjëherë vendimi shpallet gojarisht pas një pushimi të shkurtër. Në raste të mundimshme mund të duhet ndonjë javë për të marrë një vendim. Pas proçesit gjyqësor gjyqtari së bashku me një person të jurisë tërhiqen veças për të kuvenduar mbi vendimin që duhet marrë.
Roli i avokatit mbrojtës
Avokati suedez Peter Althin thotë se palët në një sallë gjyqi mund të flasin gjëra tepër të mençura por të cilat nuk luajnë asnjë rol nëse paraqiten në mënyrë të zymtë që asnjë të mos dënjojë t?i dëgjojë. Ai vetë përdor disa yçkla klasike të retorikës në mënyrë që të mos jetë dërdëllisës dhe i njëtrajtshëm. P.sh. duke paraqitur vetëm tre arsye. - Detyra e avokatit është të shesë një ide të cilën don që ta shohë trupi gjykues. Zakonisht mjaftojnë tre arësye. Nuk mund të parashtrohen njëmijë arësye sepse njerëzit përtojnë t?i dëgjojnë, sado të mira qofshin.
Ushtrimet gojore janë të rëndësishme. - E folura është një armë më e fortë nga sa mund të mendohet nëse përdoret si duhet.
Althin thotë se është e rëndësishme të paraqiten ndjenja dhe spontanitet por jo duke e kthyer sallën e gjyqit në një të ngjashme me ato amerikanet. I duhet përmbajtur gjithnjë gjërave thelbsore. | |
| | | Agroni luftetar
| Titulli: Re: Gjyqet-si mendoni? 4/13/2009, 15:30 | |
| amerika esht nje vend i ndertuar nga hajduta dhe gjykimi i tyre e menyra e gjykimit nuk jan per tu marrur si shembull passi ato kan denim vdekje nje gje qe ne europ nuk esht me qe nga mesjeta nuk ka liri nuk ka te drejta te barabarta dhe burgjet jan private ne mund te gjykojm ato por ato nuk jan per gjykim, gjykimi ne europ funksjonon qe ligji esht i barabart per te gjith injoranca nuk pranohet dhe ka nje organ gjykues i ber nga psikolog e persona te rrangut gjykues si avokata e magjistrata te cilet mledhin te gjith argomentet e ne fund mledhen midis tyre per te vendosur denimin o lirimin e nje personi ne raste pa sigurije shtyhet ndermjet seancave nje person duhet te jet i mbrojtur nga nje avokat e kur nuk ka mundesi shteti mendon ti japi nje o te ja paguaj pjesa e ofenduar (viktimat) jan te mbrojtur nga nje magjistrat i cili si avokati qon prova organit gjykues per fyrjet e te akuzuarit ndaj viktimes cdo rreat ka denime te ndryshem dhe denimi i par nuk esht definitiv ka dhe gjera te tjera, nje person qe ben krim per her te par nuk gjykohet ne te njejten menyr te nje qe denohet per se dyti o nje qe ka te meta mendore o njeri qe e ka ber per mbrojtje ligji esht ne shkall me koma te ndryshem | |
| | | Matrix oficer
| Titulli: Re: Gjyqet-si mendoni? 4/13/2009, 15:35 | |
| po ngaqe kan hajduta,prandaj kane dhe demìnimin me vdekje,sepse ne amerik ka lloj lloj rracash te ndryshme dhe kane shume mosperputhje me njeri tjetrin prandaj ka edhe me shume vrasje krime etj etj,pastaj amerika eshte popullsi e madhe dhe ka territor te madh ,prandaj qe te kontrolloj te gjithe vendin atje edhe ligjet jane te rrepta | |
| | | Agroni luftetar
| Titulli: Re: Gjyqet-si mendoni? 4/13/2009, 15:48 | |
| - Matrix shkruajti:
- po ngaqe kan hajduta,prandaj kane dhe demìnimin me vdekje,sepse ne amerik ka lloj lloj rracash te ndryshme dhe kane shume mosperputhje me njeri tjetrin prandaj ka edhe me shume vrasje krime etj etj,pastaj amerika eshte popullsi e madhe dhe ka territor te madh ,prandaj qe te kontrolloj te gjithe vendin atje edhe ligjet jane te rrepta
mos harro se popullsi ka me shum europa por nuk ka denim vdekje e nuk ndollin gjith ato krime ne europ nuk shiten armet si ne amerik e ka ligje e vizita doktori per mbajtje armesh, un them nje gje, si pas mendimit tim nje vend qe ka shum krime ka nje gje qe nuk shkon se nuk ben kush krime kot se te gjith te lujtur menq nuk jemi | |
| | | Matrix oficer
| Titulli: Re: Gjyqet-si mendoni? 4/13/2009, 15:57 | |
| atehere ,popullsi evropa ka me shume por mos te harrojme qe jane shume shtete te ndara dhe jane te pavarura nga njeri tjetri.kurse amerika eshte nje shtet i madh i ndare ne nenshtete por e udheheq vetem nje president,dhe ky president nuk ka inteligjencen qe ta udheheqi pa vrasje e hajdutlliqe , korrupsione e pushtime ,prandaj keto presidente nuk do ti kujtoje bota ashtu si kujtohet leka i madh,skenderbeu e te tjere. pastaj krime ne amerike ka sepse ka edhe me shume tension ,rracizem etj nuk ka sensibilizim si ne evrope, nje nga arsyet eshte dhe denimi me vdekje | |
| | | Agroni luftetar
| Titulli: Re: Gjyqet-si mendoni? 4/13/2009, 16:09 | |
| - Matrix shkruajti:
- atehere ,popullsi evropa ka me shume por mos te harrojme qe jane shume shtete te ndara dhe jane te pavarura nga njeri tjetri.kurse amerika eshte nje shtet i madh i ndare ne nenshtete por e udheheq vetem nje president,dhe ky president nuk ka inteligjencen qe ta udheheqi pa vrasje e hajdutlliqe , korrupsione e pushtime ,prandaj keto presidente nuk do ti kujtoje bota ashtu si kujtohet leka i madh,skenderbeu e te tjere.
pastaj krime ne amerike ka sepse ka edhe me shume tension ,rracizem etj nuk ka sensibilizim si ne evrope, nje nga arsyet eshte dhe denimi me vdekje amerika esht nje shtet i rij dhe nuk ka esperjencen e europes te perballoj veshtirsit por perveq kesaj ato jan dhe hajduta ne amerik funksjonon veq ligji i lekut amerika esht nje soj si europa per administrim pasi dhe amerika esht e ndar ne shtete te ndrushem siq esht europa e ka nje president siq europa por europa e nderron cdo 6 muaj ky esht ndryshimi i vetem ne ket gje dhe rracizem nuk mund te ket amerika me shum se europa pasi rracizmi si ideologji ke ne lindi por ndryshimi me i mall europ e amerik esht se ne jetojm e ato pak vet kan ket mundesi e kjo esht nje arsyje, ne amerik nuk ka liri nje person qe te sherohet duhet te marri lek borgj ne bank kurse ne europ shendetesija si shkolla jan e drejta e cdo personi ky esht zhvillimi jo amerika ne jemi mesuar te shohim ameriken si e zhvilluar e me para se te tjeret por nuk esht keshtu pasi organizacjonet me te vleshme moda teknologjija jeta etj. jan me te mira te europes se te amerikes e rusis amerika veq se esht e bashkuar e per ket qyhet super fuqi dhe drejton petrolin por pak ka pak europa esht duke ja hedhur per dit e me shum, amerika esht e para veq neper filmat amerika por ne rrealitet ato as qe jan te paret por jan dhe hajduta te mellej, ne po te shohim me mir per cdo gje kush esht me i miri per ket gje do dali per her nje shtet europjan amerika zen vendin e dyt | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Gjyqet-si mendoni? | |
| |
| | | | Gjyqet-si mendoni? | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |