Forca e tërheqjes është ajo forcë që vendos në Gjithësi.
Forca tërheqëse midis masave, forca e gravitetit (rëndesës), vepron kudo në Gjithësi. Edhe sistemi ynë planetar është i rregulluar përmes bashkëveprimit të forcave të tërheqjes dhe atyre qendërikëse (centrifuge) ndërmjet trupave qiellorë. Gjithçka gjendet në një baraspeshim të ujdisur me imtësi.
Masa përkul hapësirën
Që me Newton''''in (Njutoni) pandehej se forca tërheqëse midis masave reagon në çast. Por duke ditur se asgjë nuk mund të jetë më e shpejtë se shpejtësia e dritës u detyruan dijetarët të braktisin këtë lloj përfytyrimi. Ata skicuan një botëkuptim të ri fizik, në të cilin nuk janë më forcat e tërheqjes ato që ndikojnë në qarkullimin e planetëve po ku gravitacioni shihet më tepër si veçori gjeometrike e hapësirës.
Nëse një masë sillet përqark në Gjithësi, ajo përkul hapësirën me praninë e saj - në të njëjtën mënyrë si një sferë prej hekuri shtyp përposhtë një cipë të tendosur llastiku duke bërë një zar që sillet përqark kësaj grope të mbajë të njëjtën orbitë. Sipas kësaj teorie, përkulja a hapësirës, shkaktuar nga Toka, mban Hënën në orbitën e saj.
Pasqyrim i shfytyruar i Gjithësisë
Albert Einstein (Ajnshtajni) ishte themeluesi kësaj teorie, të cilën ai e ka formuluar në Teorinë e tij të Përgjithshme të Relativitetit. Që me Eintstein''''in dimë se drita i korrespondon masës: E = mc². Ku E është energjia e trupit, m masa e tij, ndërsa c është shpejtësia e dritës. Kështu kur masat tërhiqen nga masa të tjera, e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me dritën. Por çfarë do të thotë kjo për pamjet që marrim nga qielli me yje që shohim ne ?
Sipas mënyrës më të fundit të shikimit të Gjithësisë, hapësira shtrembërohet në prani të masave. Kështu krijohet një zbrazëti në *kohë-hapësirë (A.E.) e cila ndikon edhe në grimcat e dritës: ato tërhiqen nga masa. Kështu ajo që ne shohim nuk është një shëmbëlltyrë e përpiktë e materies së ndritshme, por një pasqyrim i shfytyruar i saj.
*Kohëndjesia(A.E.)
Me botëkuptimin e ri fizikal duhet të ndryshojmë edhe përfytyrimin tonë mbi kohën. Kohëndjesia vetiake është një iluzion i prodhuar nga mendja jonë. Si madhësi fizike, koha është e matëshme. Por edhe këtu ka disa të papritura.