MIRESEVINI NE FORUMIN TONE,JENI TE LUTUR TE RREJISTROHENI NE FORUM DHE TE JIPNI MENDIMET DHE IDETE TUAJA PER KOMBIN TONE SHQIPTAR, FALEMINDERIT
ME RRESPEKT, ADMINISTRATORI
MIRESEVINI NE FORUMIN TONE,JENI TE LUTUR TE RREJISTROHENI NE FORUM DHE TE JIPNI MENDIMET DHE IDETE TUAJA PER KOMBIN TONE SHQIPTAR, FALEMINDERIT
ME RRESPEKT, ADMINISTRATORI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  
Gallery
Sa nxehtë është në Skëterrë ?! Empty
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Kërko
 


 Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

 

 Sa nxehtë është në Skëterrë ?!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Matrix
oficer
oficer
Matrix



Sa nxehtë është në Skëterrë ?! Empty
MesazhTitulli: Sa nxehtë është në Skëterrë ?!   Sa nxehtë është në Skëterrë ?! Empty4/12/2009, 18:21

Një profesor termodinamike u kishte dhënë një detyrë shtëpie studentëve të tij të cilët do të merrnin diplomën. Pyetja ishte vetëm një: "A është Skëterra ekzotermike (lëshon energji) apo endotermike (thith energji) ? Mbështeteni përgjigjen duke dhënë ndonjë shembull."

Pjesa më e madhe e studentëve shkruajtën shembuj mbi atë që besonin duke përdorur Ligjin e Boyle (gazi ftohet kur shpërhapet dhe nxehet kur ngjeshet) ose diçka tjetër të tillë.

Sidoqoftë një student, shkruajti si më poshtë:

Më parë na duhet të dimë se si ndryshon masa e Skëterrës me kohën. Kështu, na duhet të dimë sasinë në kohë të shpirtrave që futen në Skëterrë dhe sasinë në kohë të shpirtrave që dalin nga Skëterra.
Mendoj se mund të themi pa frikë se shpirti kur është futur njëherë në Skëterrë nuk del më prej andej. Kështu pra, nuk ka shpirtra që dalin.
Për të mësuar se sa shpirtra futen në Skëterrë duhet t?u hedhim një sy feve të ndryshme që gjenden në botën e sotme.
Disa nga keto fe ngulin këmbë se nëse nuk je besimtar i fesë së tyre, do të shkosh në Skëterrë. Meqënëse ka më tepër se një fe të tilla dhe meqënëse njerëzit nuk u përkasin më tepër se një feje, mund të themi se të gjithë njerëzit dhe shpirtrat shkojnë në Skëterrë.
Duke parë shkallën e lindjeve dhe të vdekjeve, na mbetet të presim që numri i shpirtrave në Skëterrë të rritet në mënyrë eksponenciale.
Tani, t?i hedhim një sy shkallës së ndryshimit të vëllimit në Skëterrë sepse ligji Boyle thotë se në mënyrë që temperatura dhe trysnia në Skëterrë të jenë konstante, duhet që vëllimi i Skëterrës të zgjerohet ndërkohë që shpirtrat futen në të. Kjo çon në dy mundësi:

#1 Nëse Skëterra është duke u zgjeruar me një shkallë më të ulët se shkalla me të cilën shpirtrat futen në Skëterrë, atëherë temperatura dhe trysnia në Skëterrë do të rriten deri sa Skëterra të pëllcasë.

#2 Natyrisht, nëse Skëterra po zgjerohet me një shkallë më të shpejtë se shkalla e shtimit të shpirtrave në Skëterrë, atëherë temperatura dhe trysnia do të ulen deri sa i tërë Ferri të ngrijë (të bëhet akull).

Atëherë cila është përgjigja e duhur? Nëse pranojmë postulatën që një vajzë më tha gjatë viteve të adoleshencës sime, se "Me ty do të bëj dashuri vetëm atëhere kur të ketë bërë një natë e ftohtë ne Skëterrë," dhe duke marrë parasysh faktin se unë nuk kam arritur akoma të kem marrëdhënie seksuale me të, atëherë mundësia #2 nuk mund të jetë e vërtetë, pra Skëterra është ekzotermike.

Si përfundim ky student ishte i vetmi që mori notën më të lartë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Matrix
oficer
oficer
Matrix



Sa nxehtë është në Skëterrë ?! Empty
MesazhTitulli: Re: Sa nxehtë është në Skëterrë ?!   Sa nxehtë është në Skëterrë ?! Empty4/12/2009, 18:23

Evil or Very Mad Laughing lol!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sa nxehtë është në Skëterrë ?!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» INTELIGJENCA, CFARE ESHTE?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: KOHE E LIRE :: KURIOZITETE-
Kërce tek: