MIRESEVINI NE FORUMIN TONE,JENI TE LUTUR TE RREJISTROHENI NE FORUM DHE TE JIPNI MENDIMET DHE IDETE TUAJA PER KOMBIN TONE SHQIPTAR, FALEMINDERIT
ME RRESPEKT, ADMINISTRATORI
MIRESEVINI NE FORUMIN TONE,JENI TE LUTUR TE RREJISTROHENI NE FORUM DHE TE JIPNI MENDIMET DHE IDETE TUAJA PER KOMBIN TONE SHQIPTAR, FALEMINDERIT
ME RRESPEKT, ADMINISTRATORI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  
Gallery
MISTERI I KOHES Empty
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Kërko
 


 Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

 

 MISTERI I KOHES

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Matrix
oficer
oficer
Matrix



MISTERI I KOHES Empty
MesazhTitulli: MISTERI I KOHES   MISTERI I KOHES Empty4/12/2009, 18:10

Kohëndjesia vetiake është vetëm një iluzion i prodhuar nga truri ynë. Prandaj edhe koha mund të shkojë shumë ngadalë ose tepër shpejt. Por si madhësi fizike, koha mund të matet me saktësi.
Ne kemi shpikur orët për të matur kohën. Por pavarësisht nga kjo, secili ka kohëndjesinë vetiake e cila mund të ndryshojë thellësisht nga ajo e të tjerëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Matrix
oficer
oficer
Matrix



MISTERI I KOHES Empty
MesazhTitulli: Re: MISTERI I KOHES   MISTERI I KOHES Empty4/12/2009, 18:11

Makineria kohore tru

Duke u varur nga se në cila rrethana ndodhemi, koha mund të kalojë me shpejtësi të ndryshme. Kur jemi duke pritur për diçka, koha shkon tepër ngadalë. Nëse përjetojmë shumë gjëra, atëherë koha mund të shkojë vetëtimthi pa e kuptuar. Kohëndjesia ka të bëjë me përpunimin e të dhënave në trurin tonë. Shqisat i dërgojnë trurit tërë kohës të dhëna mbi botën përjashtë. Një pjesë e tyre vijnë aty përnjëherë, një pjesë, të zhvendosura në kohë. Trurit i duhet të përpunojë këtë mori të dhënash dhe pastaj t''''i rendisë këto sipas rrjedhës kohore përpara se të hyjnë në vetëdijen tonë. Sepse perceptimi njerëzor ka nevojë për caqe kohore, në mënyrë që të radhisë ngjarjet.

Hulumtuesit kanë zbuluar se shqisat tona mund të bënin një dallim kohor midis dy ngacmimeve vetëm nëse këto do të gjenin vend me një ndryshim kohor prej më tepër se 30 milisekondash. Pra koha copëtohet në trurin tonë në njësi të vogla. Brenda këtyre njësive koha nuk ekziston, çdo gjë duket të ndodhë në të njëjtën kohë. Në këtë mënyrë truri ia del mbanë të bashkërendojë ndjesitë e ndryshme në mënyrë të përsosur me njëra-tjetrën. Dhe ne na duket sikur po e përjetojmë gjithçka
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Matrix
oficer
oficer
Matrix



MISTERI I KOHES Empty
MesazhTitulli: Re: MISTERI I KOHES   MISTERI I KOHES Empty4/12/2009, 18:11

Eksperimente kohe në hapësirë

Të para nga ana fizike, intervalet e kohës mund të maten me saktësi përmes orësh. Por ajo që të befason është që kohëmatja varet se nga ku ndodhet ora: Astronautët morën një orë atomike me vete në një anije kozmike, e cila i binte Tokës përqark në një largësi prej 400 kilometrash nga sipërfaqja e saj. Para nisjes së kësaj anijeje, një orë tjetër atomike u akordua me përpikmëri me orën në bord. Kjo orë e dytë u la në Tokë.

Krahasimi i të dy orëve pas kthimit të anijes kozmike në Tokë solli një të papritur: Orët që ishin akorduar me përpikmëri para nisjes nuk tregonin më të njëjtën kohë. Koha në anijen kozmike - larg prej qendrës së masës së Tokës - kishte shkuar më shpejt se koha në Tokë. [b]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Matrix
oficer
oficer
Matrix



MISTERI I KOHES Empty
MesazhTitulli: Re: MISTERI I KOHES   MISTERI I KOHES Empty4/12/2009, 18:11

Shpejtësi konstante e dritës

Një shpjegim të kësaj dukurie na e jep shpejtësia e dritës, e cila qëndron në 300 000 kilometra në sekondë - një konstante e natyrës. Pranë qendrës së një mase, p.sh. Tokës, grimcat e dritës tërhiqen. Ato e kanë të vështirë të largohen prej andej. Që shpejtësia e tyre të mbërrijë prapëseprapë konstanten e patundshme të shpejtësisë së dritës, duhet që koha të ecë më ngadalë pranë qendrës së masës . Pra koha nuk është ndonjë shkallë fizike e patundshme e Gjithësisë, por varet nga se ku dhe në cila rrethana matet.

Përmes satelitëve mund të përcaktohet pozicioni i saktë në Tokë. Por këtu është e rëndësishme matja e saktë e intervaleve të kohës. Meqënëse orët në satelit nuk ecin me të njëjtën shpejtësi si në Tokë, duhet që ky efekt të përllogaritet dhe ndreqet tërë kohës, përndryshe mund të dilnin gabime në përcaktimin e pozicionit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





MISTERI I KOHES Empty
MesazhTitulli: Re: MISTERI I KOHES   MISTERI I KOHES Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MISTERI I KOHES
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SHKENCA :: SHKENCA DHE SHKENCETARET-
Kërce tek: