Një sondazh i komisionuar nga Shërbimi Botëror i BBC-së sugjeron se njerëzit janë në përgjithësi pesimistë për gjendjen e ekonomisë botërore. Kjo edhe në ato vende ku treguesit ekonomikë flasin për të mirë, kurse shumica e njerëzve besojnë se situata e tyre ekonomike po përmirësohet.
Sondazhi u krye në 22 vende dhe mori opinionet e afro 22 mijë njerëzve. Të pyeturit janë zgjedhur rëndom nga publiku dhe sipas ekonomistëve analiza e tyre është gabim.
Ekspertët thonë se një disponim i këtillë mund të jetë rezultat i përceptimit të luftës, terrorizimit, ndarjeve politike dhe fetare që po e bëjnë botën një vend jo dhe aq të mirë për të jetuar.