Psikologët kanë zbuluar se vetëm një në dhjetë njerëz ka guximin që të ndërmarrë një aktivitet me rrezik të lartë. Këta njihen si kërkuesit e sensacioneve të larta.
Janë katër karakteristikat që përcaktojnë personalitetin e tyre. Atyre u pëlqen të kërkojnë aventura, ata i pëlqejnë eksperiencat e reja, ata mërziten shpejt dhe janë të pandalueshëm.
Disa studime sugjerojnë se truri i atletëve që marrin pjesë në Sportet Ekstreme funksionon ndryshe nga truri i shumë njerëzve të tjerë, mendohet të ketë qendra kënaqësie të larta të cilat reagojnë "mirë" ndaj rrezikut.
Prof. Gunar Breivik i Universiteit Norvegjez të sporteve testoi nivelin e stresit të katër sportistëve, kaotazhistët Marian dhe David si dhe hedhësit nga lartëesitë Richard dhe Dug.
Kaotazhistët u hodhën nga një ujëvare që nuk ishte kaotuar kurrë më parë, ndërsa hedhësit nga lartësite u lëshuan nga një shkëmb 950 m i lartë.
Gunar mati rrahjet e zemreve të tyre përgjatë hedhjeve dhe u bëri nga një test psikologjik përpara aktivitetit.
Rezultatet konfirmuan se të katër sportistët ishin të profilit të kërkuesve të sensacioneve të larta.
Si ç´pritej ata kishin nivele të shqetësimit shumë më poshtë se njerëzit e zakonshëm.