Agrikultura është lëmi i cila merret me studimin e kulturave bujqësore si edhe kafshëve të zbutura me qellim ushqimin e njeriut. Mbjellja e prodhimi i bimëve bujqësore si edhe mbajtja e rritja e kafshëve te zbutura janë edhe dy drejtimet kryesore të bujqësisë. Vështruar nga ana ekonomike, në historinë e njerëzimit, bujqësia paraqitet si shkallë e zhvillimit pas futjes në përdorim të plugut, kosës dhe të kafshëve tërheqëse.
Degët e agrikulturës
1* Blegtoria - merret me mbajtjen dhe rritjen e kafshëve të zbutura (Blegtoria është dëgë shoqëruese e bujqësisë dhe zhvillimi i sajë ecë krahas zhvillimit të saj dhe ekonomisë në përgjithësi).
2* Bujqësia - merret me rritjen e bimëve (Bujqësia është veprimtari kryesore ekonomike. Ajo prodhon ushqim për ekzistencën e popullsisë së botës. Bujqësia merret me kultivimin e bimëve, të shtazëve shtëpiake dhe me prodhimtarinë e lëndëve me prejardhje bimore e shtazore. Degët kryesore në prodhimtarinë bujqësore janë:Blegtoria, lavërtaria, pemëtaria, vreshtaria, ndërsa drejtimet kryesore të blegtorisë janë: rritja e gjedheve, e kuajve, e derrave, e deleve dhe e shpezëve).
3* Bimët e arave
4* Kopshtaria (Kopshtaria është një nga lëmit e studimit të disa degëve aplikative. Degët kryesore të kopshtarisë janë perimtaria, pemëtaria dhe dega e prodhimit të bimëve zbukuruese. Në disa klasifikime futet edhe dega e prodhimit të fidanëve të pemëve si degë më vete).